Flash

“Palmer, t'i jep asistin, unë e çoj Anglinë në finale”: Ollie Watkins e dinte që para ndeshjes

Lapsi.al 11 July 2024
“Palmer, t'i jep asistin, unë e çoj Anglinë në

Anglia ka kaluar për herë të dytë radhazi në finalen e Kampionatit Europian, të cilin do ta luajë të dielën më 14 korrik kundër Spanjës. Ishin praktikisht vendimtarë zëvendësimet e Southgate dhe goli i Ollie Watkins, që u bë heroi i ekipit anglez duke siguruar që zëvendësimet e trajnerit të ishin përcaktues. Por mbi të gjitha, Watkins bëri realitet atë që i kishte deklaruar mikut të tij Palmer para se të hynte në fushë.

Paragjykimi është gjithmonë i njëjtë: anglezët nuk fitojnë kurrë, do të përfundojë si zakonisht, së shpejti do të humbasin edhe këtë herë. Por lojtarët e Southgate, përveçse të fortë, kanë karakter të madh, pasi fituan në kohën shtesë ndaj Sllovakisë dhe me penallti kundër Zvicrës, para se të mundnin Holandën me një gol në minutën e 90' nga Ollie Watkins. Ai hyri rreth dhjetë minuta para se të shënonte golin e fitores. Lojtari merr kështu kopertinën duke shënuar golin e katërt në karrierën e tij ndërkombëtare.

WATKINS E KISHTE PARASHIKUAR GOLIN E TIJ E ASISTIN E PALMER

Në fund të takimit, sulmuesi i Aston Villa ishte padyshim i ekzaltuar dhe kishte një buzëqeshje të madhe, duke kujtuar javët e fundit, por edhe në realitet të gjithë karrierën e tij: "Kisha javë që e prisja këtë moment. U desh shumë punë për të arritur këtu ku jam sot. Jam i lumtur".

Më pas, megjithatë, ai shpjegoi se i kishte thënë Cole Palmer, që u fut në fushë bashkë me të (për Kane dhe Foden), se do të shënonte me një asist të tij. E thënë e bërë. E bujshme, duke pasur parasysh edhe rëndësinë e ngjarjes: "Betohem për jetën time dhe për djalin tim, që i thashë Cole Palmer që sot do të më asistonte dhe unë do të shënoja. Është ndjesia më e mirë ndonjëherë. Ka pasur shumë kritika, por jemi në finale dhe kjo është gjëja e rëndësishme".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI