Flash

Rusia vendos të venë e Navalny-t në listën e terroristëve dhe ekstremistëve

Lapsi.al 11 July 2024
Rusia vendos të venë e Navalny-t në listën e

Pas lëshimit të një urdhër-arresti, Rusia e ka shtuar të venë e liderit të opozitës Alexei Navalny në listën e saj të “terroristëve dhe ekstremistëve”. Bashkëshorti i Yulia Navalnaya ndërroi jetë në një burg në Siberi.

Emri i Navalnaya-s është vendosur në listën e Rosfinmonitoring, agjencia e inteligjencës financiare të Rusisë, raportoi sot AFP.

Të martën u bë e ditur se një urdhër arresti ishte lëshuar për Navalnaya, e cila jeton jashtë Rusisë, me akuzën e "pjesëmarrjes në një grup ekstremist".

Një gjykatë në Moskë urdhëroi zgjatjen e paraburgimit të saj të përkohshëm në mungesë.

“Çfarë shpejtësie! (…) Nëse ata arritën në këtë pikë, do të thotë se Yulia Navalnya po bën gjithçka siç duhet”, shkroi në një postim në Platformën X, ish-përfaqësuesi i Navalny-t, Kira Jarmis, gjithashtu në mërgim.

Yulia Navalnaya është zotuar të marrë përsipër kauzat e lëna përgjysmë nga bashkëshorti i saj, i cili i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rrethit Arktik në shkurt.

Ai u kërkoi mbështetësve të tij që të mos e humbisnin shpresën dhe që të denonconin rregullisht udhëheqjen ruse dhe fatin e disidentëve në Rusi.

Organizatat e Navalny u etiketuan "ekstremiste" dhe u ndaluan në vitin 2021 nga drejtësia ruse. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij u dënuan më pas me burg.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI