Flash

Shpërdorimi i detyrës jo më krim në Itali: Dritë jeshile në Dhomën e Deputetëve

Lapsi.al 11 July 2024
Shpërdorimi i detyrës jo më krim në Itali: Dritë

Dhoma e Ulët e parlamentit italian i dha dritën jeshile përfundimtare projektligjit të iniciuar nga qeveria – të firmosur edhe nga Ministri i Drejtësisë – që përmban ndryshime në Kodin Penal, mes të cilave ndër dispozitat më të rëndësishme është shfuqizimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

“Votat po janë pothuajse sa dyfishi i atyre jo të favorshme”, komentoi kreu i saj pas votimit. “Rregulli i shpërdorimit të detyrës ka dështuar plotësisht në misionin e tij”, ishte komenti i kryetarit i Komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Deputetëve, Ciro Maschio i partisë Fratelli d’Italia në shpjegimin e bërë votës për masën e marrë. Pati “mbi katër përpjekje për rimodelim pa pasoja”, u shpreh ai, ndërsa ministri Carlo Nordio vendosi të ndiqte rrugën e shfuqizimit të këtij të konsideruari krim, vazhdoi më tej zyrtari i lartë.

Maschio gjithashtu nënvizoi disa herë “rëndësinë e këtij vendimi”. Hapat e parë drejt një lëvizjeje të tillë u hodhën vitin e kaluar, kur kabineti i kryeministres Giorgia Meloni i dha dritën jeshile një reformë në drejtësi që synon forcimin e të drejtave të të pandehurve, teksa parashikon parandalimin e përgjimeve, e i ashpërsoi procedurat për miratimin e urdhëarresteve, ndërsa si pikë kyçe u konsiderua fakti që “shpërdorimi i detyrës” të mos përbëjë më krim.

Gjyqtarët gjithashtu nuk do të jenë më në gjendje të urdhërojnë arrestimin e të dyshuarve pa i marrë fillimisht në pyetje. Zërat kritikë pretendojnë se kjo e vështirësohen hetimin e krimeve dhe dënimin e kriminelëve, ndërsa qeveria këmbëngul se reforma frenon abuzimet në sistemin e drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI