Flash

Tkurrja e protestës/ Lubonja: E rëndësishme që ka ende njerëz që protestojnë

Lapsi.al 11 July 2024
Tkurrja e protestës/ Lubonja: E rëndësishme që ka ende

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi protestën e opozitës duke u shprehur se ajo tregoi se ka ende njerëz që kanë një lloj shpirti opozitar.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja tha se ai vetë nuk ka shumë besim dhe nuk është optimist se protestat mund të ndryshojnë diçka në Shqipëri. Lubonja tha se protesta nuk është më instrument demokratik, sikundër ndodh në një vend demokratik.

“Në këtë vapë, me këtë lodhje, me këtë mërzitje, edhe sikur të dalin 50 vetë duhen falënderuar. Çështja e numrave nuk është më determinante. Numri tregon pushtet, ndonëse mendimi im është se edhe sikur të protestojnë 100 vetë, ka rëndësi”, - tha Lubonja.

Sipas publicistit, fakti që protestuesit u zhvendosën edhe para Bashkisë së Tiranës është shprehje e një zemërimi tjetër që ndoshta ka lidhje me skandalet që janë denoncuar. ©LAPSI.al

LEXONI EDHE: PAMJET/ Tension në protestën e opozitës, hidhen molotovë ndaj kryeministrisë

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI