Flash

Video/ Nunez grushta me tifozët e Kolumbisë për të mbrojtur familjen: skandal në Kupën e Amerikës

Lapsi.al 11 July 2024
Video/ Nunez grushta me tifozët e Kolumbisë për të mbrojtur
Kolumbia mposhti 1-0 Uruguajin, duke arritur Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës, por aspekti sportiv i çështjes u la në hije nga imazhet tronditëse të përleshjes së egër që shpërtheu në tribunat në stadiumin Bank of America në Charlotte pas bilbilit final. Në fushë, gjërat kishin shkuar mirë, pavarësisht një kartoni të kuq për Cafeteros dhe disa ndërhyrjeve shumë të ashpra. I gjithë ferri shpërtheu në tribuna në fund të ndeshjes. Disa video tregojnë disa lojtarë të Uruguait që hidhen në tribuna për të mbrojtur familjet e tyre, të kërcënuar nga tifozët kolumbianë të dehur. Veçanërisht i papërmbajtshëm ishte Darwin Nunez, i cili pasi u ngjit në tribunë, filloi të godiste me grushta egërsisht, ndërsa mbahej nga siguria. Kishin kaluar pak çaste nga përfundimi i gjysmëfinales së Kupës së Amerikës, kur atmosfera në tribunën më afër fushës – ku ndodheshin familjet e lojtarëve, por edhe një det tifozësh me fanella të verdha – u bë e ndezur. Lojtarët uruguaianë e kuptuan menjëherë rrezikun dhe u vërsulën në sektor, duke u ngjitur në shkallët ndërsa personeli i sigurisë u përpoq t'i mbante të ndarë nga tifozët. Video të shumta tregojnë jo vetëm Nunez, por edhe Gimenez, Araujo, Caceres dhe Olivera që bënë përpara për të mbrojtur të dashurit e tyre. Në një video mund të dëgjohet qartë britma: “Jo me familjen, jo me familjen!”. Pas sherrit, sulmuesi i Liverpool është parë duke qetësuar vajzën e tij të porsalindur.

SQARIMI I GIMENEZ

Kur ujërat u qetësuan - për fat të mirë pa pasoja të mëtejshme - José Gimenez tha në TV se familjet e lojtarëve, të ulur në kontakt të ngushtë me tifozët, "u përfshinë" nga këta të fundit në gjendje të dukshme "të dehur" dhe se ata ndërhynë për t'i mbrojtur: "Është e turpshme, nuk kishte asnjë oficer policie që t'i kontrollonte. Ne duhej të shkonim të mbronim të dashurit tanë vetëm se ata nuk mund të kontrollojnë pijen." Familjet e lojtarëve uruguajanë u shoqëruan më pas nga stadiumi përmes një dalje tjetër për të garantuar sigurinë e tyre.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI