Flash

CNN: Obama dhe Pelosi të shqetësuar për gjendjen e Biden

Lapsi.al 12 July 2024
CNN: Obama dhe Pelosi të shqetësuar për gjendjen e Biden

Barack Obama dhe Nancy Pelosi kanë folur privatësisht rreth presidentit Joe Biden dhe të ardhmen e fushatës së tij zgjedhore për këtë vit zgjedhjesh.

Si ish-presidenti ashtu edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, kanë shprehur shqetësime rreth situatës së krijuar që mund t’ia bëjë shumë herë më të vështirë Joe Biden që të mundë kundërshtarin e tij në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Por, siç raporton CNN, asnjë prej tyre nuk është i sigurt se cila mund të jetë rruga që duhet zgjedhur.

Demokratët janë në gjendje dëshpërimi për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që ta kthejnë vëmendjen nga që kanë kundër ish-presidentit Donald Trump.

Dhe, për të gjetur një zgjidhje, ata i kanë kthyer sytë nga Obama apo Pelosi, duke pasur parasysh se lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer nuk ka besimin e Bidenit dhe se me liderin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, nuk i kanë marrëdhëniet të thella mjaftueshëm për ta përçuar si mesazh.

Pelosi ka folur me Biden që nga debati, por që prej atëherë, ajo e ka bërë të qartë se nuk e sheh vendimin e presidentit për të ndenjur në garë, si final. Por megjithatë, Pelosi refuzoi të jepte detaje të tjera.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI