Flash

Gafat e radhës të Biden, ngatërron Zelenskyn me Putin dhe Kamalën me Trumpin

Lapsi.al 12 July 2024
Gafat e radhës të Biden, ngatërron Zelenskyn me Putin dhe

Presidenti Joe Biden nuk do të heqë dorë nga gara presidenciale në muajin nëntor , pavarësisht gafave të reja që rrezikuan të prishnin konferencën e tij të shumëpritur për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Uashington.

Gjatë përballjes me gazetarët, Biden u tregua më i vendosur se kurrë për të kandiduar për një mandat të dytë, duke deklaruar, se ishte kandidati më i kualifikuar dhe i vetmi i aftë për të mposhtur Trump.

“E munda një herë dhe do ta bëj përsëri. Aleatët europianë më thanë të fitoja, sepse unë jam personi më i kualifikuar për të qenë përsëri president i Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.

Më pas, presidenti Biden drejtoi kritikat e zakonshme ndaj rivalit të tij. “Agjenda ime është gjithmonë plot dhe çfarë bën Trump? Ai luan golf. Ai nuk bën asgjë. Nuk është e vërtetë që thashë se duhet të fle në 20:00, thjesht thashë që duhet të bëj më pak gjëra”, vazhdoi presidenti.

Megjithatë, mbrëmja nuk nisi më së miri për presidentin, i cili pak para se të hynte në sallën e mbushur me gazetarë, kryesisht amerikanë, bëri një tjetër gafë duke e prezantuar Volodymyr Zelensky në skenën e samitit të NATO-s si “Putin”.

Pak minuta më vonë, lëshoi një tjetër këtë herë duke thënë “Zëvendëspresidenti Trump” kur fliste për Kamala Harris. Këto lapsuse Trump i shfrytëzoi menjëherë duke ndarëve videon në rrjetet sociale. “Bravo Joe! Punë e mirë!”, komentoi ai me sarkazëm.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI