Flash

I nxehti ekstrem, Kosova kufizon orarin e punës për disa kategori

Lapsi.al 12 July 2024
I nxehti ekstrem, Kosova kufizon orarin e punës për disa kategori

Për shkak të temperaturave të larta që priten në ditët në vijim, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të kufizuar orarin e punës për disa kategori. Sipas vendimit të Ministria e Shëndetësisë, kjo bëhet me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Në bazë të këtij vendimi i cili hyn në fuqi nesër më 13 korrik, do të përfitojnë gratë shtatzëna, punëtorët e ndërtimit dhe qytetarët me sëmundje kronike.

Vendimi i qeverisë së Kosovës

Kufizim i orarit të punës përgjatë temperaturave të larta

Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të kufizohet orari i punës nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 për këto kategori:

1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.

2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

4. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

5. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.

6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

Të këshilluara

Digjen goma, tymi i zi mbulon Vlorën

Një tjetër zjarr, këtë herë i pazakontë ka rënë në vendin tonë. Djegia e gomave të makinave pranë Fushës së Aviacionit ka shkaktuar ndotje të mjedisit dhe shqet...

16:47

(VIDEO) Olsi Rama del fjalëpakë nga SPAK

Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si pe...

15:59

"Olsi Rama paraqitet në SPAK"

Olsi Rama është paraqitur përsëri në SPAK ditën e sotme, të paktën sipas burimeve të Syri tv. sipas kësaj media, Ramën e kanë parë që të futet në Prokurorinë e ...

15:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI