Flash

Izet Haxhia kundër transferimit në burgun e Rrogozhinës: Me rrezikohet jeta

Lapsi.al 12 July 2024
Izet Haxhia kundër transferimit në burgun e Rrogozhinës: Me

Izet Haxhia, i cili vuan dënimin në Burgun e Reçit, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese është njoftuar se nesër do të transferohet në Burgun e Rrogozhinës. Kjo është kundërshtuar nga avokati i tij i cili thotë se në këtë burg jeta e Haxhisë është e rrezikuar.

Sipas avokatit, Izet Haxhia para se të transferohej në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova se jeta e tij ishte e rrezikuar në burgjet e Rrogozhinës, Peqinit dhe Burrelit dhe ndaj autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit.

Më 26 maj, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit të vitit 2022 për dënimin me 21 vite burg të Izet Haxhisë i akuzuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998. Haxhia u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim".

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës, por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Në 2018-ën, Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Për vrasjen e Azem Hajdarit u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI