Flash

Masakër në Korenë e Veriut, ekzekutohen 30 gjimnazistë sepse panë filma të huaj

Lapsi.al 12 July 2024
Masakër në Korenë e Veriut, ekzekutohen 30 gjimnazistë sepse

Një masakër duket se ka ndodhur në Korenë e Veriut, me mediat koreano-jugore që bëjnë me dije se javën e kaluar janë ekzekutuar publikisht 30 adoleshentë në shkollën e mesme.

“Chosun TV” dhe “Korea JoongAng Daily” raportojnë se gjimnazistët janë ekzekutuar sepse kishin parë filma dhe seriale të huaja, të cilat ruajtur në disqet USB të dërguar përtej kufirit nga dezertorët koreano-veriorë.

Një zyrtar anonim nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut i tha “Korea JoongAng Daily” se është e njohur gjerësisht se autoritetet e Koresë së Veriut kontrollojnë rreptësishtë dhe ndëshkojnë ashpër banorët bazuar në tre ligjet “e liga”.

Një nga këto ligje është Ligji për Refuzimin e Ideologjisë dhe Kulturës Reaksionare, i cili ndalon shpërndarjen e mediave nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia.

Është e paqartë nëse këto kufizime vlejnë edhe për të huajt, siç janë nxënësit rusë që planifikojnë të ndjekin kampet verore në Korenë e Veriut.

Ky nuk është incidenti i parë i ekzekutimeve për konsumim të përmbajtjes së Koresë së Jugut. Siç është raportuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitin 2022, një burrë në provincën Kangwon u ekzekutua për shitjen e përmbajtjes dixhitale të Koresë së Jugut.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI