Flash

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet

Lapsi.al 12 July 2024
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet

Forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull, ku situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër.

“Mirënjohje të gjithë efektivëve të angazhuar si dhe autoriteteve greke që po asistojnë me dy avionët tip PZL në shuarjen e flakëve në fshatin Kakodhiq!

Përsërisim thirrjen për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, në mënyrë që të shmangen ngjarje që dëmtojnë mjedisin dhe pasurinë tonë të përbashkët”, thuhet në reagimin e ministrit të Mbrojtjes.

Të këshilluara

Digjen goma, tymi i zi mbulon Vlorën

Një tjetër zjarr, këtë herë i pazakontë ka rënë në vendin tonë. Djegia e gomave të makinave pranë Fushës së Aviacionit ka shkaktuar ndotje të mjedisit dhe shqet...

16:47

(VIDEO) Olsi Rama del fjalëpakë nga SPAK

Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si pe...

15:59

"Olsi Rama paraqitet në SPAK"

Olsi Rama është paraqitur përsëri në SPAK ditën e sotme, të paktën sipas burimeve të Syri tv. sipas kësaj media, Ramën e kanë parë që të futet në Prokurorinë e ...

15:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI