Flash

Cucurella e premtimi i çmendur: "Nëse fitojmë? Flokët të kuq"

Lapsi.al 13 July 2024
Cucurella e premtimi i çmendur: "Nëse fitojmë? Flokët

Mbrojtësi i krahut të majtë të Spanjës, Marc Cucurella, foli për Mundo Deportivo në prag të finales së Euro 2024 kundër Anglisë. Një pyetje dhe përgjigje për tema të ndryshme, në fund të të cilës Cucurella ka bërë edhe një premtim: “Kush është personazhi i grupit? Morata”, është përgjigjur anësori i Chelsea pa hezitim. Cucurella pastaj është ndalur në momentet kryesore të kompeticionit, duke gjykuar: “Momenti më i mirë ishte ndeshja kundër Italisë, më i keqi kur na shënoi Gjermania”. Më pas duke folur për flokët e tij ai tha: "Unë do t'i prisja vetëm për fëmijët dhe gruan time, por nëse Spanja do të fitonte Kampionatin Evropian, do t'i lyeja me të kuqe".

BORJA VALERO: "SPANJA E BUKUR E EFIKASE"

Borja Valero, ish-mesfushori i Inter dhe Fiorentinës, i ftuar në 'Tutto l'Europeo' minutë pas minute' në Rai Radio 1, ka folur për Spanjën e tij që pritet nesër në finalen e Kampionatit Evropian nga Anglia: "Favoritët? Edhe ne spanjollët jemi shumë supersticiozë. Më mirë të fluturojmë ulët, të qëndrojmë të qetë dhe të përpiqemi të zbatojmë atë që kemi bërë deri tani. Ne kemi treguar se kemi një lojë vërtet të bukur dhe efektive. Më parë kishim shumë mbajtje topi, tani kemi një lojë pak më vertikale dhe lojtarët dinë të luajnë një kundër një. Ajo e De La Fuente është një kombëtare që është përmirësuar shumë”.

NAVAS TËRHIQET PAS FINALES

Jesus Navas do t'i thotë lamtumirë kombëtares spanjolle pas finales së Euro 2024. Për t'a nderuar, RFEF ka përcaktuar se ai do të dalë në konferencën për shtyp të shtunën së bashku me trajnerin Luis De la Fuente, në prag të asaj që do të jetë ndeshja e tij e fundit me La Roja.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI