Flash

Giro 1999, zbulimi tronditës i 'të penduarit': "Nëse fitonte Pantani, Camorra do falimentonte"

Lapsi.al 14 July 2024
Giro 1999, zbulimi tronditës i 'të penduarit':

"Nëse Pantani fitonte Giro D'Italia, do të thyhej banka. E Camorra, aleanca e Secondigliano, do të duhej të paguante disa miliardë baste klandestine dhe do të rrezikonte falimentimin". Kështu ka bërë të ditur një bashkëpunëtor i drejtësisë tek Karabinierët dhe e raportuar në procesverbalin e Komisionit Antimafia që është vëzhguar nga LaPresse, që hetoi vdekjen e çiklistit Marco Pantani. Tashmë këto deklarata, së bashku me zbulimet e Renato Vallanzasca, të cilit një i burgosur i kishte thënë të “vinte bast për përjashtimin e Marco Pantani nga Giro”, janë gurthemeli i hetimit të ri nga prokuroria e Trentos.

“Shoqata kriminale e stilit mafioz që synon baste klandestine dhe lidhet me vdekjen e çiklistit” është hipoteza e krimit që po hetohet nga prokurorja Patrizia Foiero e cila do të dëgjojë rreth dhjetë persona të informuar për faktet në ditët në vijim. Etapa Madonna di Campiglio e Giro d'Italia 1999 është në qendër të vëmendjes. Pirati, dy etapa nga fundi, ishte në krye të renditjes me një epërsi prej gati 6 minutash. Por mëngjesin e 5 qershorit testet pozitive antidoping, të cilat dyshohej se ishin “manipuluar” nga Camorra, e nxorrën jashtë veprimit.

Lexo më tej: Vdekja e Pantanit, shpërndarësi zbulon: "Nuk vdiq nga kokaina, e kanë vrarë"

Tashmë shumë kohë përpara qershorit 1999, mes të burgosurve me origjinë nga Campania ishte i ditur fakti se Pantani do të përjashtohej nga Giro, pasi kjo ngjarje ishte e kushtëzuar nga ndërhyrja e një klani të Camorra”, konfirmoi Renato Vallanzasca, përpara se të përkeqësohej gjendja e tij shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI