Flash

"Këpucën e Artë" mund ta fitojnë edhe 8 lojtarë: ja si përcaktohet fituesi me ndryshimin e rregullores

Lapsi.al 14 July 2024
"Këpucën e Artë" mund ta fitojnë edhe 8
Një Këpucë e Artë për 6 lojtarë, ose jo. Varet gjithcka nga cfarë ndodh në Berlin të dielën. UEFA ka bërë të ditur se do të ndajë trofeun mes gjashtë lojtarëve nëse finalja e së dielës në Euro 2024 mes Anglisë dhe Spanjës nuk arrin të nxjerrë një lojtar të diferencuar. Kapiteni i Anglisë, Harry Kane dhe sulmuesi i Spanjës, Dani Olmo, janë dy nga gjashtë lojtarët që kanë shënuar nga tre gola deri më tani në turne, por të vetmit që kanë edhe një shans për të rrëmbyer trofeun, duke qenë se do të luajnë finalen në Berlin. Cody Gakpo (Holandë), Georges Mikautadze (Gjeorgji), Jamal Musiala (Gjermani) dhe Ivan Schranz (Sllovaki) i kanë mbyllur ndeshjet e tyre, por mund ti gëzohen ende trofeut të golashënuesit. Në këtë garë mund të futen gjithashtu edhe Jude Bellingham dhe Fabián Ruiz, që mbërrijnë në finale duke shënuar nga dy gola secili, edhe pse favoritët e mëdhenj janë Kane dhe Olmo, që nëse shënojnë në Olimpiastadion do të diferencoheshin nga të tjerët, duke u ngjitur në kuotën e të paktën katër golave.

NDRYSHIMI I RREGULLORES

Por me asgjë që i ndan gjashtë lojtarët që kanë shënuar tre gola në Euro 2024, UEFA ka konfirmuar se çmimi i golashënuesit më të mirë do të ndahet nëse asnjë lojtar nuk mund të thyejë kufirin e katër golave. Rregulli shënon një ndryshim nga turneu i mëparshëm kur sulmuesi portugez Ronaldo u shpall fitues për shkak se kishte dhënë edhe një asist së bashku me pesë golat e tij në Euro 2020, me Schick që gjithashtu kishte shënuar 5, por pa dhënë asnjë asist.

NUMRI MË I ULËT I GOLAVE

Nëse askush nuk shënon një gol të katërt në Euro 2024 të dielën, tre gola do të jenë shifra më e ulët për një fitues të Këpucës së Artë që nga Euro 2012, kur Fernando Torres (Spanjë), Mario Gomez (Gjermani) dhe Alan Dzagoev (Rusi) e përfunduan turneun me nga tre realizime. Torres iu dha Këpuca e Artë atë vit pasi luajti më pak minuta se lojtarët e tjerë që kishin shënuar tre gola.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI