Flash

Shiu e nxjerr nga rruga, aksidentohet rëndë Dunga: makina përmbyset e plagosur edhe gruaja e tij

Lapsi.al 14 July 2024
Shiu e nxjerr nga rruga, aksidentohet rëndë Dunga: makina
Frikë e madhe për ish-trajnerin e Brazilit, Carlos Dunga, i cili u përfshi bashkë me gruan e tij në një aksident të frikshëm mëngjesin e së shtunës. Makina e tyre u përmbys ndërsa ata ishin në Campina Grande do Sul, në rajonin metropolitane të Curitiba, Brazil. Çifti, i cili u transportua menjëherë në spitalin Angelina Caron në Campina Grande do Sul, pësoi dëmtime, por mbeti i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës. Sipas raporteve nga Policia Federale rrugore, binte shi kur Dunga humbi kontrollin e makinës në kilometrin 39 të autostradës. Policia ka kryer edhe testin e alkoolit, por ai ka rezultuar negativ. Dunga, kampion bote me Brazilin si lojtar në USA 94', luajti edhe në Itali kur mbërriti te Pisa në vitin 1987, më pas u transferua te Fiorentina, ku qëndroi për 4 vjet dhe e mbyll në radhët e Pescara.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI