Flash

Video/ Spanja padrone e kontinentit: Oyarzabal vendos fitoren, Anglia ndalet nga Dani Olmo në vijë

Lapsi.al 14 July 2024
Video/ Spanja padrone e kontinentit: Oyarzabal vendos fitoren, Anglia ndalet nga

Spanja është kampione e Evropës për herë të katërt në historinë e saj. Në finalen e Euro 2024 në Berlin, Furitë e kuqe mundën 2-1 Anglinë me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë. Pas golit që çau ngërçin në minutën e 47’ me Nico Williams të asistuar nga i zakonshmi Yamal, Spanja humbi disa mundësi për të dyfishuar epërsinë e saj. Anglia u kthye në lojë duke barazuar me Palmer në minutën e 73’, sapo ai u fut në fushë. Megjithatë, goli i fitores erdhi në minutën e 86’ me një devijim brilant të Oyarzabal, pas asistit të Cucurella.

FINALE E VENDOSUR NË  PJESËN E DYTË

La Roja e nisi fuqishëm pjesën e parë, duke i mbyllur anglezët në gjysmën e fushës së tyre, duke u lënë pak hapësirë për kundërsulme. Një sakrificë që dha frytet e saj duke marrë parasysh mundësitë e pakta për shënim në pjesën e parë e cila e mbyll me porta të paprekura. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë dhe jo vetëm për shkak të dëmtimit që e detyroi Rodri të qëndronte në dhomat e zhveshjes. Pas pushimit Spanja zbriti në fushë furishëm, duke gjetur avantazhin e menjëhershëm me William në minutën e 47' i asistuar nga Yamal. Por spanjollët iu afruan të paktën në tre raste dyfishimin e rezultatit me raste për Dani Olmo, Morata dhe sërish Yamal.

Në kampin anglez Southgate largoi kapitenin Kane për t'u mbështetur fillimisht te Watkins dhe më pas te Palmer, duke rizgjuar Tre Luanët që gjetën golin e barazimit në minutën e 73-të. Ikja e Saka në të djathtë e solli topin në zonë për Bellinghamin, i cili e vendosi ku duhej për goditjen kirurgjikale të Palmerit të majtën. Por barazimi i anglezëve do të superohej nga spanjollet në minutën e 86’ me një devijim brilant të Oyarzabal, pas asistit të Cucurella. Kështu Spanja shpallet kampione Europe për herë të katërt dhe pas një ecurie perfekte në këtë turne. Ndërkohë vazhdon mallkimi i Anglisë, që ende nuk ka fituar asnjë Europian.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI