Flash

Beleri nga Rinasi: Do ta ankimoj dënimin e Apelit të Posaçëm, e dërgoj deri në Strasburg

Lapsi.al 15 July 2024
Beleri nga Rinasi: Do ta ankimoj dënimin e Apelit të

Fredi Beleri ka folur nga Rinasi, ku mbërriti për të udhëtuar drejt Strasburgut ku do të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian. Në një prononcim për mediat, Beleri tha se vendimin për t’u dënuar me dy vite burg nga Apeli i Posaçëm do ta ankimojë dhe do ta ndjekë deri në Strasburg. Ndërkohë, sa i takon zgjedhjeve në Himarë, Beleri tha se himarjotët do ia japin përgjigjen qeverisë ditën e zgjedhjeve.

"Po iki drejt Athinës për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të PE në Strasburg. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit.

Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht besoj se himarjotët do i japin një përgjigje dhe do reflektohet në rezultatet e votimit.

Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta të drejtën do shkoj edhe në Strasburg", tha Beleri.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.9 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 91.6 lekë dhe d...

08:17

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI