Flash

Anglezët gjejnë fajtorin e dështimit, Southgate: Tre Luanët gati të ndryshojnë drejtimin teknik

Lapsi.al 16 July 2024
Anglezët gjejnë fajtorin e dështimit, Southgate: Tre Luanët
Arriti në gjysmëfinale dhe çerekfinale në dy Kupa Bote dhe dy finale në po aq Kampionate Europiane. Pas atyre të Sir Alf Ramsey, këto janë rezultatet më të mira të arritura nga një trajner i Anglisë, që ka në palmares vetëm Botërorin në shtëpi të 58 viteve më parë. Gareth Southgate, megjithatë, po kryqëzohet mediatikisht për mënyrën se si kombëtarja e tij erdhi për të luajtur për titullin dhe sjelljen në aktin final kundër Spanjës. Për ata, që së bashku me Francën kishin në dispozicion skuadrën më të mirë të Euro 2024, kjo nuk është një mangësi e vogël. Dhe kjo është pikërisht ajo që nënvizojnë opinionistët autoritarë si Gary Lineker dhe shumë gazetarë anglezë. Brenda F.A. askush nuk po mendon shkarkimin e Southgate, edhe për shkak se kontrata e trajnerit aktual skadon në dhjetor. Thjesht nuk do të rinovohet. Lexo më tej: "Iki po nuk fitova", Southgate driblon premtimin: "E ardhmja? Jo tani" Emrat më të njohur janë ata të Potter, ish-teknikut të Brighton dhe Chelsea dhe Howe, tekniku aktual i Newcastle. Disa caktojnë gjithashtu edhe një përqindje për Tuchel (në vazhdën e trajnerëve jo-anglezë si Eriksson dhe Capello) dhe për Lee Carsley, përzgjedhësi aktual i ekipit anglez U21. Sigurisht që nga dhjetori do të nisë një epokë e re për futbollin e bërë në Angli.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI