Flash

Macron pranon dorëheqjen e kryeministrit, asnjë emër tjetër në horizont

Lapsi.al 16 July 2024
Macron pranon dorëheqjen e kryeministrit, asnjë emër tjetër

Presidenti Macron ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit francez. Ndërsa dorëheqja e kryeministrit Gabriel Attal i hap rrugën Macron për të emëruar një pasardhës, ende nuk ka asnjë kandidat të dukshëm në horizont.

Attal dha dorëheqjen javën e kaluar, por presidenti refuzoi, duke i kërkuar atij të qëndronte për një kohë të shkurtër për të ruajtur stabilitetin.

Tetë ditë më vonë, Macron ka pranuar dorëheqjen e Attalit gjatë një takimi në Paris, por edhe një herë i ka kërkuar që të qëndrojë në post deri në formimin e një qeverie të re.

Sipas kushtetutës franceze, presidenti emëron një kryeministër të ri, por kushtetuta nuk detajon se si dhe as kornizën kohore brenda së cilës ata duhet ta bëjnë këtë.

Një tjetër opsion është një qeveri “teknokratike”. Macron nuk është i detyruar me kushtetutë të emërojë një kryeministër nga blloku më i madh, dhe kështu mund të thërrasë një kandidat jashtë politikës kryesore për të menaxhuar çështjet e përditshme. deri atëherë Franca nuk duket se ka një pasardhës të Attal në arenën politike.

Të këshilluara

Stuhi në Afganistan, 40 persona të vdekur

Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tjerë janë plagosur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që janë regjistruar në provincën lindo...

18:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI