Flash

Natalie Portman: Rihanna më ndihmoi gjatë divorcit

Lapsi.al 16 July 2024
Natalie Portman: Rihanna më ndihmoi gjatë divorcit

Natalie Portman kujtoi së fundmi një shkëmbim që ndau me Rihanna mes divorcit nga Benjamin Millepied.

Bashkëbisedimi ndodhi në janar gjatë Javës së Modës në Paris, kur Portman dhe Rihanna kryqëzuan rrugët dhe më pas u bashkuan me njëra-tjetrën. Momenti u kap në video dhe u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale.

"Ishte një përvojë e mahnitshme për mua," ndau Portman në episodin e së hënës të The Tonight Show me Jimmy Fallon. “Mendoj se çdo grua që kalon një divorc duhet të ketë një moment me Rihannan që i thotë  asaj se ajo është një “bad b*tch”.

Prezantuesi Jimmy Fallon më pas ndau klipin, në të cilin artistja i thotë Portmanit: "Unë jam një fanse e jotja”.

Pasi Nataloe shpreh mosbesimin, Rihanna sjton: "Ti je  një nga vajzat më tërheqëse në Hollywood”.

Ndërsa kamera u kthye tek Portman në The Tonight Show, ajo dukej se po i mbante lotët."Ishte një moment formues në jetën time," tha ajo.

Aktorja u pyet gjithashtu për artisten gjatë takimit të saj të mëngjesit të së hënës në emisionin Today With Hoda dhe Jenna, duke deklaruar: "Ishte me të vërtetë pikërisht ajo që më duhej në atë moment në jetën time dhe ajo ma shërbeu. Dhe unë jam përgjithmonë mirënjohëse."

Fituesja e Oscar-it finalizoi divorcin e saj nga Millepied në shkurt pas më shumë se një dekade martesë.

Portman dhe koreografi francez, të cilët u takuan në xhirimet e Black Swan në 2009, u ndanë fillimisht në maj 2023 pasi u shfaqën raporte për lidhjen e supozuar jashtëmartesore të Millepied. Ajo në heshtje bëri kërkesë për divorc në Francë atë korrik. Ata kanë dy fëmijë së bashku: djalin Aleph, 13, dhe vajzën Amalia, 7.

 

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Shannen Doherty

Aktorja amerikane Shannen Doherty është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin. "Me hidhërim në zemër konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty...

15:31

Arrestohet Wiz Khalifa

Wiz Khalifa do të përballet me akuza për posedim të paligjshëm të drogës pasi përdori marihuanë gjatë performancës në Beach Please mbrëmjen e së shtunës. “Pr...

14:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI