Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

U paraqit në ambientet e SPAK, Ndou: U pyeta si person në dijeni për një çështje që është nën hetim

Lapsi.al 16 July 2024
U paraqit në ambientet e SPAK, Ndou: U pyeta si person në dijeni

Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou paraqitet në SPAK është paraqitur paraditen e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Ndou pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, bëri një sqarim në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij Ndou shprehet se sotë është paraqitur në SPAK si person në dijeni mbi një çështje që është nën hetim. Ai më tej shtoi se nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me detyrën e tij si kryetar i këshillit të qarkut Shkodër.

“Duke marrë shkas nga publikimet e bëra në media mbi paraqitjen time gjatë ditës së sotme në mjediset e SPAK, më lejoni shkurtimisht të sqaroj opinionin publik se: Jam paraqitur në SPAK si person në dijeni mbi një çështje që është nën hetim, por që nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me personin tim dhe as me detyrën që mbaj si kryetar i këshillit të qarkut Shkodër. E ndjeva si detyrim që të bëj këtë sqarim të shkurtër, për të shmangur çdo keqinterpretim që mund të lind në rrethana të tilla,” thuhet në reagim.

Ndou është kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës, i zgjedhur në fillim të shkurtit të këtij viti, pasi zëvendësoi Marina Duhanin. Ai u zgjodh si kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës me 18 vota pro dhe 1 kundër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI