Flash

Joe Manganiello flet për divorcin nga Sofia Vergara

Lapsi.al 17 July 2024
Joe Manganiello flet për divorcin nga Sofia Vergara

Joe Manganiello ka folur së fundmi për divorcin e tij nga Sofia Vergara.

Në intervistën e tij me “Men’s Journal”, Joe u shpreh se ndarja ndodhi për shkak se nuk ranë dakord për të pasur një fëmijë.

“Divorci ndodhi sepse ndonjëherë njerëzit ndahen dhe kjo thjesht ndodh”.

Aktori gjithashtu zbuloi se në fillim të marrëdhënies së tyre (në vitin 2014), bashkë me ish-bashkëshorten, bënë një bisedë  për të zgjeruar familjen.

“Unë i thashë se nëse ajo e kishte mbyllur kapitullin me fëmijët, unë e kuptoja. I thashë: “Thjesht më thuaj dhe gjithçka është në rregull”, duke shtuar se i ishte betuar Sofia-s se nëse nuk bëheshin me fëmijë, ai nuk do të largohej kurrë. “Dhe nuk u largova”.

Në janar të këtij viti, Vergara tha për “El País” araywn pse ajo dhe Manganiello i dhanë fund martesë . “Martesa ime u thye sepse bashkëshorti im ishte më i ri. Ai donte fëmijë, ndërsa unë nuk doja të isha një nënë e madhe në moshë”, tha asokohe aktorja e “Griselda”.

Manganiello u kundërpërgjigj me një intervistë në “Men’s Health”, ku u shpreh: “Të portetizohem si një burrë në krizën e moshme të mesme dhe që pas 9 vitesh i jap dikujt ultimatumin, duke i thënë: “Bëj këtë gjënë e pashëndetshme për trupin tënd, ose do të largohem”? Unë nuk jam i tillë”.

Të këshilluara

Publikohet fotoja e fundit të Shanenn Doherty

Shannen Doherty u pa duke shëtitur me miqtë vetëm disa javë para vdekjes së saj. Aktorja e “90210” dhe “Charmed” u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare pasi u d...

20:26

Eddie Murphy i jep fund beqarisë me modelen

Eddie Murphy dhe Paige Butcher janë martuar zyrtarisht. Aktori dhe modelja u martuan gjashtë vite pas fejesës së tyre. Ata kanë gjithashtu një vajzë 8-vjeçar...

20:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI