Flash

Mesfushori i Mainz, Sano, arrestohet për dhunë sek*uale: bashkë me të ishin edhe dy shokë të tij

Lapsi.al 17 July 2024
Mesfushori i Mainz, Sano, arrestohet për dhunë sek*uale: bashkë
Futbollisti japonez Kaishu Sano është arrestuar me akuzën e agresionit seksual ndaj një gruaje, raportojnë mediat lokale. Mesfushori mbrojtës 23-vjeçar dhe dy shokë të tij, edhe ata 20 vjeçarë, sulmuan gruan në një hotel në Tokio të dielën, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK dhe media të tjera, duke cituar burime anonime të policisë. Pasi iu përgjigj një telefonate nga gruaja, që besohet të jetë rreth të 30-ave, policia i arrestoi të tre pranë hotelit, thonë raportet nga Japonia. Sano, i cili ka luajtur katër ndeshje për Japoninë dhe ishte pjesë e skuadrës në Kupën e Azisë të këtij viti në Katar, nënshkroi me klubin gjerman të Bundesligës Mainz, në fillim të këtij muaji nga Kashima Antlers. Junya Ito i Japonisë, i cili luan për ekipin francez Reims, u largua nga Kupa e Azisë në shkurt pasi policia japoneze tha se ai ishte nën hetim për një sulm të dyshuar seksual në Osaka vitin e kaluar. Ito ka mohuar akuzat dhe ka paditur akuzuesit e tij për 200 milionë jen (1.3 milionë dollarë) si dëmshpërblim.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI