Flash

Video e festimeve me kore raciste e Argjentinës tërbon Francën: Fofana shpërthen kundër Enzo Fernandez

Lapsi.al 17 July 2024
Video e festimeve me kore raciste e Argjentinës tërbon Francën:
Federata Franceze e Futbollit (FFF) synon të paraqesë një ankesë në FIFA dhe të ndërmarrë veprime ligjore pas thirrjeve raciste nga anëtarët e ekipit kombëtar të Argjentinës, fitues i Kupës së Amerikës. Presidenti i FFF-së, Philippe Diallo, "dënoi me shprehjet më të forta deklaratat e papranueshme raciste dhe diskriminuese të drejtuara ndaj lojtarëve të kombëtares franceze". Thirrjet u dëgjuan gjatë një videoje live të postuar në rrjetet sociale nga mesfushori i Chelsea dhe Argjentinës Enzo Fernandez, nga autobusi i ekipit, gjatë festimeve të fitores. Disa lojtarë, përfshirë Fernandez, përsëritën një këngë që lidhet me finalen e Kupës së Botës 2022, të cilën Argjentina e fitoi ndaj Francës, e cila shënjestron Kylian Mbappé dhe përfshin fyerje homofobike ("Ata luajnë për Francën, por prindërit e tyre janë nga Angola. Nëna e tyre është nga Kameruni, ndërsa babai është nga Nigeria. Por pasaporta e tyre thotë franceze"). Lexo më tej: Video/ Messi i dëmtuar e në lot në pankinë, Lautaro i dhuron Argjentinës Kupën e Amerikës “Përballë peshës së këtyre deklaratave tronditëse, në kundërshtim me vlerat e sportit dhe të drejtave të njeriut, presidenti i FFF ka vendosur të sfidojë drejtpërdrejt homologun e tij argjentinas dhe FIFA-n dhe të bëjë një ankesë ligjore për komente fyese raciste dhe diskriminuese". Wesley Fofana, bashkëlojtari i Fernandez te Chelsea, kritikoi videon në rrjetet sociale. “Futbolli në 2024: racizëm pa komplekse”, tha francezi në X. Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera, i kërkoi gjithashtu FIFA-s të ndërhynte. Të gjithë lojtarët francezë të Chelsea me origjinë afrikane (Wesley Fofana, Axel Disasi, Benoît Badiashile, Malo Gusto, Lesley Ugochukëu, Christopher Nkunku) ndaluan së ndjekuri Fernandez në Instagram.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI