Flash

Adeyemi: "Unë te Juventus? Jam mirë në Dortmund, por në jetë nuk ka garanci"

Lapsi.al 18 July 2024
Adeyemi: "Unë te Juventus? Jam mirë në Dortmund, por në

Karim Adeyemi nuk ekspozohet, por flet për një të ardhme hipotetike te Juventus. Në fakt, bardhezinjtë janë klubi më i interesuar për të. Tashmë ka pasur edhe kontakte mes palëve. Megjithatë, 22-vjeçari nuk është i sigurt për largimin nga Borussia Dortmund. I zhgënjyer, pas përjashtimit nga Europiani që sapo ka përfunduar, ai nuk dëshiron të bëjë një zgjedhje të gabuar. Ai dëshiron të luajë, sa më shumë që të jetë e mundur, në një klub të nivelit të parë për tu rikthyer me kombëtaren. "Nuk mund të them asgjë për Juventus - shpjegoi Adeyemi -. Unë vesh fanellën e Dortmund dhe jam shumë i kënaqur me këtë. Megjithatë, në jetë nuk ka garanci". Me pak fjalë, e ardhmja mbetet ende për t'u shkruar.

Trajneri i ri i Dortmund, Nuri Sahin, foli edhe për të ardhmen e futbollistit të tij Adeyemi: "Karim e di se çfarë mendoj unë për të - tha ai -. Sigurisht që nuk do të filloj të komentoj thashethemet e ndryshme për transferimet. Për mua është e rëndësishme ajo që dëshiron Adeyemi dhe ajo që djali më ka thënë mua. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi për mua".

Sezonin e kaluar 22-vjeçari luajti shumë më pak nga sa mendonte: ai luajti vetëm 10 ndeshje si titullar në Bundesligë, duke bërë vetëm 21 paraqitje. Ndrydhja e pjesshme e ligamenteve, që e mbajti jashtë fushës për dy muaj, nuk mjafton për të justifikuar shifra kaq të dobëta. Kjo është arsyeja pse ai mendon të thotë lamtumirë. Por Adeyemi e bën këtë duke i mbajtur letrat e tij të mbuluara.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI