Flash

Guvernatori flet për Pal Trashajn: Keqardhje, por kredinë s'e kishte paguar!

Lapsi.al 18 July 2024
Guvernatori flet për Pal Trashajn: Keqardhje, por kredinë s'e

Gent Sejko ka reagur për herë të parë nga Kuveni mbi vetëvrasjen e Pal Trashajt. Sejko deklaroi se ndjeu dhimje për ngjarjen dhe shprehu ngushëllime për familjen. Gjatë fjalës së tij ai tregoi situatën ku ndodhej i ndjeri duke sqaruar se nuk kishte paguar kredinë. Në fund të fjalës guvernatori hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se i duket pa lidhje që akuzohet dhe nuk është përgjegjës.

Sejko: Është një manipulim nuk janë 100 mijë shqiptar. Ne patjetër jemi interesuar lidhur me kredinë e të ndjerit, kemi ndjerë një dhimbje të madhe jo vetëm unë kushdo këtu. I shpreh ngushëllime edhe familjes. Unë kam patur vetë një humbje dhe kur politika e përdorte ndihesha keq. Kemi bërë verifikimin e rastit. Po ai ka marrë një kredi në NOA dhe ka patur vonesë në pagesa. Klienti ka premtuar herë pas here që do paguante por nuk e kishte bërë dhe NOA ka kërkuar të merren masa. Por ka patur penalitetet të mbledhura në 6 vite. Nuk i është marrë asnjë pasuri të ndjerit, ka patur vetëm sekuestro preventive nga Gjykata e Lezhës. Duhët të jemi të qartë kur shikojmë përgjegjësinë. Të akuzosh Gurvenatorin për një gjë të tillë më duket pa lidhje.

Pal Trashaj ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagoset rëndë i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjeter të Fierit. Bëhet me dije se një banor i fshatit i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë...

20:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI