Flash

Nuredin Dumanit i heqin internetin në burg, fajin ia lënë dy policëve

Lapsi.al 18 July 2024
Nuredin Dumanit i heqin internetin në burg, fajin ia lënë dy

Drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës si dhe iu ka shkëputur linjën e internetit të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit.

Ky vendim u mor pasi Alda Nikolli denoncoi dhe pranoi se fliste 24 orë me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin.

Në një intervistë për Top Channel, një ditë më parë, Alda Nikolli u shpreh se pas vendosjes së eksplozivit në derën e banesës së saj fshihet Nuredin Dumani me të cilin ajo kishte krijuar një raport dhe kishte folur për dy muaj.

Nikolli rrëfeu se mendon se tritoli i është vënë nga Nuredin Dumani, pasi me këtë të fundit ka pasur një lidhje romantike prej dy muajsh, dhe më pas janë ndarë pasi ka mësuar se ai kishte lidhje edhe me një vajzë tjetër.

Sipas saj Dumani e ka kërcënuar, pasi ajo ka shkuar në SPAK dhe ka treguar komunikimet me të.

Në burgun 313 gjithashtu ka ndodhur një përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli.

Nuredin Dumani ka dhunuar Nikollin si dhe e ka gjobitur atë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI