Flash

Presidenti Biden infektohet me Covid-19, reflekton për tërheqjen nga gara

Lapsi.al 18 July 2024
Presidenti Biden infektohet me Covid-19, reflekton për tërheqjen nga

Presidenti amerikan Joe Biden u diagnostikua COVID-19 ndërsa ndodhej në një udhëtim në Las Vegas për të bërë fushatë të mërkurën dhe po përjeton simptoma të lehta, tha Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre njoftoi diagnozën demokratit 81-vjeçar pasi presidenti i “UnidosUS”, një organizatë latine për të drejtat civile, tha se Biden nuk do të ishte në gjendje të fliste në një ngjarje të planifikuar për shkak të infektimit me Covid-19. Në vend të fjalimit para votuesve hispanikë, Presidenti Biden shkoi në Delauer, kur kishte planifikuar të kalonte fundjavën.

“Ai është i vaksinuar dhe po përjeton simptoma të buta”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Diagnoza e Presidentit Biden përkon me Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe thirrjet e demokratëve për largimin e tij nga gara për president. Thirrjeve të 19 ligjvënësve demokratë për tërheqje të Biden nga gara për presidenti iu shtua sot edhe ligjvënësi nga Kalifornia, Adam Shiff, i cili po kandidon për Senatin amerikan.

Shqetësimet e demokratëve mbi aftësitë e presidentit aktual 81 vjeçar për ta mposhtur rivalin republikan, apo nëse është në gjendje që të udhëheqë vendin për një mandat të dytë, u shtuan pas paraqitjes së dobët të zotit Biden në debatin e parë presidencial, të 27 qershorit.

Ish-presidenti Trump ndodhet aktualisht në Miluoki, ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, disa ditë pasi ai i shpëtoi një atentati me armë, gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani./VOA

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI