Flash

Video/ Keko në shtesë kualifikon Partizanin: Shehi në raundin e dytë të Conference League

Lapsi.al 18 July 2024
Video/ Keko në shtesë kualifikon Partizanin: Shehi në raundin e

Partizani shkon në raundin e dytë të Conference League jo pa vuajtje. Të kuqtë e Orges Shehit triumfojnë në transfertë 1-2 përballë maltezëve të Marsaxlokk, duke evituar shtesat vetëm në minutën e 93'. Një sukses me përmbysje për kryeqytetasit, që u befasuan fillimisht nga Juri, por kthyen gjithcka me barazimin e Carës, ndërsa në fund vulosi fitoren Keko.

[video width="674" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/669959ef06bfc-1.mp4"][/video]

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, u kuptua se nuk do të ishte e lehtë në Maltë. Rikuperimi i Murataj, megjithatë, e kishte lehtësuar punën e Shehit, që nuk ndryshoi gjë në krahasim me ndeshjen e parë. Pa Taipin, iu deshën sforco Rrapajt për të lidhur repartet, por tentativat e të kuqve nuk patën sukses. Bintsouka u ndal nga shtylla, Rrapaj nuk mposhti dot portierin, por Partizani çuditërisht u dënua sapo nisi pjesa e dytë.

[video width="674" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/66995a64a7263.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Tirana optimiste, Partizani zhgënjyes: nis me barazime aventura shqiptare në Conference League

Juri mposhti Qirkon me një goditje të fortë, por Partizani reagoi me forcë. Vetëm dy minuta zgjati avantazhi i vendasve, sepse Cara barazoi rezultatin. Partizani u shty përpara, por rrezikoi të ndëshkohej në minutën e 58 nga Igor, që gjeti reagimin fantastik të Qirkos. Shehi bëri lëvizjet e tij dhe në fund provoi hodhi në fushë kartën që rezultoi fituese. Keko vetëm prej pak minutash në fushë i dhuroi fitoren të tijve, duke shënuar në minutën e 93'. Partizani shkon në raundin e dytë ku e presion gjeorgjianët e Iberia 1999, ose ish-Saburtalo.

[video width="618" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/669965408b86a-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI