Flash

Video/ Shënoi gol dhe përshëndeti shokët në dhomat e zhveshjes: prapaskena e largimit të Ibrahimoglu

Lapsi.al 18 July 2024
Video/ Shënoi gol dhe përshëndeti shokët në dhomat e

Egnatia u eliminua nga raundi i parë i Champions League përballë boshnjakëve të Borac Banja Luka, por kjo nuk është humbja e vetme. Melih Ibrahimoglu, autori i golit të parë në fitoren e pamjeftueshme 2-1 të rrogozhinasve, që e çoi ndeshjen në shtesë e më pas te penalltitë, ka luajtur ndeshjen e fundit me jeshilzinjtë. E ardhmja për të është në Turqi te Konyaspor.

Mesfushori i avancuar turk, një nga lojtarët më të spoikatur të Egnatias, e ka mbyllur kontratën me rrogozhinasit dhe ajo në Champions League ishte hera e fundit që ai do të luajë për kampionët në fuqi të Shqipërisë. Pas ndeshjes me Borac, në të cilën shënoi golin e avantazhiut provizor në minutën e 16' të takimit, ai është përshëndetur me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/6698197268774.mp4"][/video]

Ibrahimoglu ka udhëtuar tashmë drejt Turqisë, pasi me datë 19 do të kryejë vizitat mjekësore për klubin e Konyaspor. Lojtari ka një akord për një kontratë trevjeçare me klubin turk, pjesë e të cilit është edhe Sokol Cikalleshi. Pasi të kalojë vizitat mjekësore, ai pritet që të firmosë marrëveshjen, nga e cila edhe rrogozhinasit do të përfitojnë financiarisht, edhe pse shifrat nuk janë zbuluar ende.

Lexo më tej: Video/ Egnatia eliminohet me 11 metërsha nga Borac: Lushkja nuk shënon dy herë penalltinë e tij

Një humbje e madhe sportive nga ana e Egnatias, që duhet të ngushëllohet me faktin, që vazhdon të mbushë rregullisht arkatr me shitje të rëndësishme, që mund ta lejojnë të qendrojë në majën e futbollit kombëtar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI