Flash

Video/ Valur e turpëron në Loro Boriçi me poker: Vllaznia shthuret, Brdaric eliminohet nga Conference

Lapsi.al 18 July 2024
Video/ Valur e turpëron në Loro Boriçi me poker: Vllaznia

I shkoi pranë fitores në Islandë, kur luante me 10 lojtarë, por ishte një iluzion i pastër. Konfirmimi erdhi në ndeshjen e kthimit që Vllaznia e luajti në "Loro Boriçi", ku u dërrmua 0-4 nga Valur. Një ndeshje pa histori, edhe pse pretendimet e kuqebluve ishin të tjera. Valur e mbylli çështjen e kualifikimit që në pjesën e parë, ndërsa pastaj administrimi ishte i kuptueshëm.

Me 2-2 në Islandë, u mendua se Valur do të kishte të vështirë transfertën shkodrane, por ndodhi krejt e kundërta. Lojtarët e Gretarsson e patën gjithçka fare të lehtë, duke shënuar 3 gola që në pjesën e parë. Sigurdsson zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13', ndërsa pas tre minutash dyfishoi shifrat Tryggvason. Vllaznia ende pa marrë veten nga goditjet e forta, pësoi edhe golin e tretë të Pedersen, në minutën e 36'.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/66996a152cc6e.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Torpedo fundos Tiranën në Elbasan Arena: gjeorgjianët kualifikohen me golin blitz të Johnsen

Çfarëdo që Brdaric të mendonte për të ndryshuar në pjesën e dytë, nuk do të kishte efikasitetin që dëshironin tifozët kuqeblu, sepse rezultati ishte i rëndë. Haraldsson, pastaj, shënoi edhe golin e katërt në minutën e 68', duke firmosur me poker daljen e turpshme të Vllaznisë nga Conference League. Brdaric tani duhet të bëjë shumë punë, sepse ky ekip ka dëshpëruar tifozerinë e saj që në dy ndeshjet e para dhe për një kampionat rivalizues me Egnatian e Partizanin, ndoshta duhet një tjetër sforco në merkato.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/66996a153ca33.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI