Flash

United befason Real Madrid e PSG: 63 milionë euro i sigurojnë 18 vjeçarin Yoro

Lapsi.al 19 July 2024
United befason Real Madrid e PSG: 63 milionë euro i sigurojnë 18

Manchester United është gati të shtojë një tjetër talent të pastër në organikën e tij: Leny Yoro, qendërmbrojtësin francez që do të mbushë 19 vjeç në nëntor. Djajtë e Kuq, sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, janë një hap larg marrëveshjejes me Lille, klubi në të cilin djaloshi u rrit sportivisht dhe spikati me talentin e tij. Manchester United në këtë pikë nuk ka dyshime për të ardhmen e madhe të mbrojtësit, gjë që e konfirmojnë 63 milionë euro të vendosura në tavolinë, pa bonuse.

E kështu pas Zirkzee, përveç të rinjve tashmë të pranishëm në skuadër (Hojlund, Mainoo, Garnacho), Ten Hag po përgatitet të mirëpresë një yll të ri potencial të së ardhmes. Yoro është në fakt një talent i ndjekur dhe i kërkuar nga shumë klube elitar, sepse paraqitjet e tij me Lille nuk kanë kaluar pa u vënë re. Pas debutimit të tij në vitin 2022, Yoro filloi të fitonte gjithnjë e më shumë hapësirë, derisa u bë titullar i rregullt dhe pikë kyçe e mbrojtjes së ndërtuar nga Fonseca, tani te Milan, i cili në sezonin e fundit mes kampionatit dhe Conference League praktikisht nuk hoqi kurrë dorë prej tij.

Performanca e shkëlqyer, madje, i lejoi mbrojtësit të ri të përfundonte në formacionin më të mirë të Ligue 1 sezonin e fundit. Nuk është rastësi që, për ta marrë atë, United duhej të mposhtte konkurrencën e PSG dhe Real Madrid. Një detyrë veçanërisht e vështirë, veçanërisht sepse Blancos ishin destinacioni i preferuar i Yoro. Klubi i Perez, megjithatë, ofroi rreth 10 milionë euro më pak se Djajtë e Kuq. E tani, mbrojtësi premtues 18-vjeçar është gati të fluturojë për në Mançester.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI