Flash

Zyrtare/ Morata, numri 7 i Milan: spanjolli merr dhuratën e parë nga Adli

Lapsi.al 19 July 2024
Zyrtare/ Morata, numri 7 i Milan: spanjolli merr dhuratën e parë nga
Alvaro Morata është një lojtar i ri i Milan. Pas triumfit në Kampionatin Evropian, sulmuesi spanjoll kreu vizitat mjekësore me kuqezinjtë dhe sot mbërriti zyrtarizimi nga Milan: “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar përfundimisht paraqitjet sportive të futbollistit Álvaro Borja Morata Martín nga Club Atlético de Madrid. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën sapo është kurorëzuar si kampion Europe, Morata ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028 me opsion edhe për një vit tjetër”. Lexo më tej: Video/ Morata tallet me Yamal në stërvitje: kapiteni i bën një lëvizje turpëruese për ditëlindje Pas largimit të Olivier Giroud, Milani ishte në kërkim të një sulmuesi dhe javët e fundit emri i spanjollit Morata ishte ngjitur në krye të listës së drejtuesve të kuqezinjve. Dëshira e lojtarit për t'u larguar nga Atletico Madrid ishte vendimtare, pavarësisht deklaratave të dashurisë së fundit dhe kostove të ulëta të operacionit: Milan pagoi klauzolën e lirimit prej 13 milionë euro për të liruar sulmuesin spanjoll. Ish-sulmuesi i Juventus dhe Atletico do të mbajë veshur fanellën me numrin 7. Yacine Adli (që do të mbajë numrin 94) do ti lejojë numrin 7 sulmuesit të ri kuqezinjve. Fakti që numri 9 mbetet ende i pazbuluar, ndoshta do të thotë se po vjen edhe një tjetër sulmues, me shumë mundësi Fullkrug.

"ADLI BËRI NJË GJEST TË BUKUR"

Sulmuesi i ri i Milan ka dashur të falënderonte drejtpërdrejt Adli që i la numrin 7: “Nuk njihemi ende, por bëre një gjest të bukur. Faleminderit, shihemi së shpejti”, ka shkruar Morata në një histori në Instagram me fanellën e re të Milan.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI