Flash

E rëndë në SHBA/ I riu qëllon për vdekje bashkëshorten dhe 4 të mitur, dy prej tyre ishin fëmijët e tij

Lapsi.al 20 July 2024
E rëndë në SHBA/ I riu qëllon për vdekje

Një burrë nga Alabama akuzohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij së bashku me katër fëmijë, nga mosha 2 deri në 9 vjeç.

Brandon Allan Kendrick II, 32 vjeç, u arrestua për pesë akuza, për vrasjen e gruas së tij, Kelse Kendrick, dhe katër fëmijëve në Bibb County, tregojnë të dhënat e gjykatës. Viktimat janë qëlluar të gjithë me pistoletë në kokë, sipas një dokumenti të dorëzuar me urdhërarrestin.

Sherifi Jody Wade tha se BrandoI dyshuari, Brandon Kendrick, 32 vjeç, akuzohet se ka qëlluar për vdekje gruan e tij, 24-vjeçaren Kelsey Kendrick, një 2-vjeçare, dy 6-vjeçare dhe një 9-vjeçare, sipasn Kendrick ishte babai i dy fëmijëve dhe dy të tjerët ishin të afërm. mediave të huaja.

“Është absolutisht e tmerrshme. Është e paimagjinueshme se çfarë po kalon familja, çfarë po përjetojnë miqtë e familjes, çfarë ndjen komuniteti tani," tha Wade "Ishte thjesht një skenë e tmerrshme që edhe oficerët me përvojë më thanë se ishte gjëja më e keqe që ata kanë përjetuar dhe parë ndonjëherë."

Oficerët e zbatimit të ligjit shkuan menjëherë në vendngjarje, pasi dikush nga shtëpia ku ndodhi tragjedia thirri zyrtarët e urgjencës për të thënë se një fëmijë ishte qëlluar.

Byroja Shtetërore e Hetimit e Agjencisë së Zbatimit të Ligjit në Alabama po merret me hetimin. Asnjë informacion shtesë nuk është dhënë në mes të hetimeve në vazhdim, përfshirë edhe një motiv të supozuar pse ndodhi vrasja.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI