Flash

Ekzekutohet me plumb në kokë ish-deputetja ukrainase

Lapsi.al 20 July 2024
Ekzekutohet me plumb në kokë ish-deputetja ukrainase

Një person i armatosur qëlloi dhe plagosi për vdekje ish-deputeten nacionaliste të parlamentit ukrainas, Irina Farion, e njohur për fushatat e saj të hapura në favor të mbrojtjes së gjuhës ukrainase.

Policia ka nisur kërkimet për autorin që dyshohet se qëlloi për vdekje 60-vjeçaren në një rrugë në qytetin e Lviv. Rasti është klasifikuar si "tentativë vrasje", tha pak pas ngjarjes ministri i Brendshëm Ihor Klimenko.

“Viktima është në gjendje kritike dhe mjekët po luftojnë për t’i shpëtuar jetën”, shtoi ai pak minuta pasi Farion u qëllua në kokë.

Megjithatë, sipas mediave ukrainase, ish-deputetja dhe gjuhëtarja ukrainase nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë disa orë pas sulmit.

Lajmi u konfirmua më pas nga guvernatori i qytetit ukrainas Maksim Kozhitsky, ashtu si edhe nga kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sandovy.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe Presidenti Volodymyr Zelensky, duke thënë se po ndjek hap pas hapi hetimet për arrestimin e agresorit dhe shtoi se dënon çdo formë dhune.

Sa i përket Farion, ajo iu bashkua partisë nacionaliste Svoboda (Liria) në 2005 dhe u zgjodh në parlament për herë të parë dhe të fundit në 2012.

Ajo ishte gjithashtu anëtare e këshillit rajonal të Lviv dhe u bë e njohur për fushatat e saj për të promovuar gjuhën ukrainase dhe komentet e saj përçmuese për zyrtarët publikë rusishtfolës. Në vitin 2018, kur Ukraina po luftonte me separatistët pro-rusë që kishin pushtuar territorin në Ukrainën lindore, ajo u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj që të godisnin në nofull të gjithë rusishtfolësit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI