Flash

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

"TIMS" mbyll hetimet, Gogu-Salianjit: Ju ka ngrirë koha, s'kemi arsye për të shtyrë afatin

Lapsi.al 20 July 2024
"TIMS" mbyll hetimet, Gogu-Salianjit: Ju ka ngrirë koha,

Komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, zhvilloi dje seancën e fundit duke përmbyllur kështu hetimet sipas afateve ligjore të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë për kohëzgjatjen e këtij hetimi. Me propozim të zv/kryetarit, Toni Gogu, komisioni vendosi që ditën e martë, datë 23.07.2024, të paraqiten raportet në kuadër të përfundimit të hetimit parlamentar në lidhje me çështjen, dhe më pas raportet t'i kalojnë seancës plenare.

"Ne kemi shteruar planin e hetimit me te gjithë elementët e vet. Kemi pyetur krerët e institucioneve si dhe gjithë dëshmitarët që në një menyrë apo tjetrën kishin ndërvepruar me sistemin TIMS. Ne nuk hetojmë veprime personale, ne hetojmë veprime institucionale. Ti japim kohë sekretarisë të mbyllë gjithë dokumentet para se tê paraqesim raportin përfundimtar në Kuvend pasi jemi në kushtet ku kemi ezauruar gjithë elementët dhe nuk mund të negociojmë shtyrje të afateve të përcaktuara nga Kuvendi"- tha Z.Gogu teksa mbylli diskutimin lidhur me kërkesën e demokratëve për shtyrjen me 60 ditë të Komisionit Hetimor.

Mes batutash Gogu iu drejtua kreut demokrat të Komisionit deputetit Ervin Salianji se për ta koha ka ngrirë në fillim të viteve 90'.

"Natyrisht që për ju ka ngrirë koha, ka ngrirë te profesor doktori i shpallur hero i demokracisë në fillim të viteve 90', por që sot është shpallur minues i demokracisë. Natyrisht për ju nuk lëviz asnjë minutë, ndërsa ne nxitojmë, vrapojmë, sepse përveç punës së këtij komisioni të nderuar, kemi edhe punë të tjera. Ne nxitojmë sepse kemi një kapkt me qytetarët të cilët presin nga kjo qeverisje që e kanë votuar"- tha Gogu.

Sipas mandatit të caktuar nga Kuvendi, Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS përfundon në 21 korrik 2024.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin këtë fundjavë

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, do të ketë reshje të dobëta në...

08:30

Goditja fatale për të ardhmen e vendit

Është pikërisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptarëve për qeverisjen dhe perspektivën që u ofrohet, veçanërisht nga shuarja e shpresës te të rinjtë, që i dhu...

09:21

Stuhia shkatërron serrat në Cërrik

Moti i keq ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Cërrikut. Bëhet me dije se furtuna me shi dhe erë të fortë kanë shkatërruar tërësisht serat në zonën e Selitës....

22:57

ide

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI