Flash

Breshëri plumbash nga "BMW" e zezë, si ndodhi masakra me 3 viktima në Memaliaj

Lapsi.al 21 July 2024
Breshëri plumbash nga "BMW" e zezë, si ndodhi masakra me 3

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Lapsi.al mëson nga të dhënat e para se janë ekzekutuar 3 persona nga fisi Kalemaj.

Viktimat janë babai, vëllai dhe një kushëri i Adriatik Kalemajt. Sidoqoftë pritet ende një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit. Paraprakisht Lapsi.al mëson se viktimat janë Gëzim Muka, Shyqo Kalemi dhe Marsel Çela.

Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Artur Kalemi. Siç mëson Lapsi.al një automjet tip "BMW" ngjyrë e zezë ka shërbyer për të lëvizur atentatorët. Ata kanë hapur zjarr nga makina në drejtim të tre personave që sic thuhet deri më tani kanë qenë në një lokal në afërsi të Postës Shqiptare.

Më pas ata janë larguar ndërsa në ndjekje të tyre është vënë edhe një patrullë policie e stacionit të Memaliajt. Megjithatë paraprakisht mësohet se autorët kanë arritur të shpëtojnë. Pritet ndërkohë një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për dinamikën e ngjarjes.

Adriatik Kalemaj është një person me precedentë penalë që i ka shpëtuar disa atentateve. I pari në ishull Paxos në Greqi, më pas një tjetër në burgon e Athinës "Korydalos".

Ndërkohë një vëllai të tij i bënë atentat në Unazën e Madhe të Tiranës teksa po lëvizte me një makinë tip "Smart". Saga kriminale e përpjekjeve për të eleminuar Adriatik Kalemajn nisi pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt e më pas Edmond Papës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI