Flash

Met Veliu si papagall i Edi Ramës

Lapsi.al 21 July 2024
Met Veliu si papagall i Edi Ramës

Kush kujton se Muhamedi pushon të dielën gabohet rëndë. Kur ka nevojë partia ai riciklon edhe lajme të vjetra duke sakrifikuar edhe orët për të cilat nuk paguhet legalisht. Dhe meqë tani direktiva është: të gjitha bateritë për promovimin e turizmit (Topi e tregoi këtë duke transmetuar në lajme 4 kronika njëra pas tjetrës), Meti do vendin e parë të shërbyesit dhe brenda redaksisë.

Ai ricikloi sot një lajm që Edi Rama e kishe shpallur që të enjten në takimin me kryebashkiakët. Kryeministri citoi Komisionin Europian të Udhëtimeve, që duke analizuar të dhënat e turizmit të vitit 2019 me tremujorin e dytë të 2024, parashikon se Shqipëria do arrije rekorde. Rama u tha kryebashkiakëve se Shqipëria projektohet të jetë para me 86% rritje duke lënë pas vendet e rajonit si Serbia me 48%, Mali i zi me 31%.

"Statistikat e Komisionit Europian të Udhëtime, e listojnë Shqipërinë të parën jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në Europë ku Portugalia renditet me 26% Greqia fqinje me 22% dhe Turqia 21%", theksoi ai.

Këto thënie të Ramës Lapsi.al i raportoi që para 3 ditësh. Por për Met Veliun përsëritja është mëma e dijes. Sidomos kur i shërben kauzës. Ai ka marrë të njëjtat shifra dhe ka bërë me to një lajm këtë të dielë, pa pyetur se është ditë pushimi (shiko linkun këtu). Dhe askush nuk duhet të habitet, nëse shefi vendos ti përsërisë edhe herë të tjera këto shifra, Meti sërish do bëjë lajm. Nuk ka rëndësi së çfarë dite jave do të jetë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Greqi/ Mbytet në det 56-vjeçarja shqiptare

Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë pasditen e së shtunës. Për ngjarjen është njoftuar Autori...

16:11

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI