Flash

Shkak gruaja/ Si nisi konflikti me një të plagòsùr në Tale të Lezhës

Lapsi.al 21 July 2024
Shkak gruaja/ Si nisi konflikti me një të plagòsùr

Blutë e Lezhës kanë reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Tales, ku nga një konflikt i çastit mbeti i plagosur një person.

Sipas komunikatës zyrtare, ngjarja është regjistruar rreth orës 13:30 në Tale, kur dy shtetas janë konfliktuar pët motive xhelozie.

‘’Pse më sheh gruan’’, raportohet se ka qenë fjalia e cila nisi dhe konfliktin mes të plagosurit, Alfred Marku dhe autorit të ngjarjes.

Më tej Alfred Marku, banues në Zejman ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi Alfred Marku, banues ne Zejmen Lezhë.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit I cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI