Flash

SPAK u komunikon akuzat 12 personave për inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al 21 July 2024
SPAK u komunikon akuzat 12 personave për inceneratorin e Tiranës

Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat 12 personave nën hetim për inceneratorin e Tiranës lidhur me masat e para që janë caktuar për këtë dosje në dhjetor të vitit të kaluar. Burime bëjnë me dije se akuzat janë komunikuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Hetimet kanë perfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare, dhe kumunikimi i auzave është bërë për shkak ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore për veprën penale për të cilën akuzohen.

Mes personave që iu është komunikuar akuza janë Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola dhe Jetmir Llapaj.

Ndërkohë ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, ende nuk është bërë komunikimi i akuzës, për shkak se janë zbuluar gjatë hetimit fakte të reja që krijojnë dyshimin për korrupsion.

Një pjesë e tyre u arrestuan në datën 8 dhjetor të vitit 2023, ndërkohë që disa të tjerë patën masa më të buta sigurie. Në kërkim u shpallën Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj. Akuzat fillestare ishin për korrupsion, mashtrim, pastrim të parave dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se së fundmi për të njëjtën çështje u lëshuan 8 urdhër arreste por asnjëri prej tyre nuk u ekzekutua, ndërsa një nga veprat penale që u akuzuan ishte ajo e grupit të strukturuar kriminal.

SPAK hetoi kontratën e koncesionit të 31 gushtit të vitit 2017 e lidhur midis Ministrisë së Mjedisit, që në atë kohë drejtohej nga Lefter Koka, dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria Integrated Technology Services” në pronësi të Klodian Zotos, por që sipas SPAK pas koncesionarit qëndrojnë të njëjtë persona Zoto e Mërtiri.

Këta të fundit përdorën persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të djegësit. Prokuroria thotë se ata përfituan përmes faturave tatimore të falsifikuara, qindramijëra euro ndërsa 7 anëtarët e komisionit të dhënies se koncesionit i kanë favorizuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI