Flash

Video/ Autografë edhe si dhëndër: martesë me stil mes Federico Chiesa e Lucia Bramani

Lapsi.al 21 July 2024
Video/ Autografë edhe si dhëndër: martesë me stil mes
Federico Chiesa dhe Lucia Bramani u betuan për dashuri të përjetshme për njëri-tjetrin në katedralen e San Lorenzo në Grosseto. Në fakt, martesa mes sulmuesit të Juventus dhe kombëtares italiane dhe modeles Lucia Bramani u krye paraditen e sotme në Katedralen e kryeqendrës së Maremma. Qindra njerëz kureshtarë u vendosën jashtë kishës që herët në mëngjes, më pas pasdite mijëra njerëz mbërritën nga e gjithë Toskana dhe nga jashtë rajonit për të ndjekur nga afër ditën e madhe. Sheshi ishte i kufizuar nga barriera, për të mos penguar dasmorët. Me të mbërritur në Duomo, para ceremonisë, Chiesa, i veshur me një kostum gri të errët, u ndal gjithashtu për të nënshkruar autografe dhe për të bërë foto me tifozët. Lexo më tej: Chiesa, Thiago Motta i bën dalje: komplikohet rinovimi me Juventus Mes të ftuarve ishin Nicolò Pirlo, djali i ish-lojtarit dhe trajnerit të Juventus dhe gruaja e Manuel Locatelli, Thessa Lacovich. Michela Persico, bashkëshortja e futbollistit të Juventus, Daniele Rugani, kishte zgjedhur një fustan portokalli. Çifti, pas një duartrokitjeje të gjatë në dalje të katedrales, u drejtuan drejt kështjellës Vicarello, një vendndodhje në Poggi del Sasso, në komunën e Cinigiano.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI