Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Alec Baldwin shfaqt në publik pas vendimit të fundit gjyqësor

Lapsi.al 22 July 2024
Alec Baldwin shfaqt në publik pas vendimit të fundit gjyqësor

Alec dhe Hilaria Baldwin dolën së bashku për paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq pas shkarkimit të çështjes së fundit gjyqësore të aktorit.

Të shtunën, më 20 korrik, çifti ndoqi një shfaqje të War Game si pjesë e serisë SummerDocs të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Hamptons në East Hampton, Nju Jork.

Dalja e fundjavës shënoi tapetin e parë të kuq të çiftit së bashku që kur gjyqi për vrasjen e pavullnetshme  i lidhur me çështjen e tij në Rust, u hodh poshtë me paragjykim nga gjyqtari kryesues më 12 korrik.

Para se të merrte pjesë në eventin e Long Island, Alec shprehu mirënjohjen e tij që çështja përfundoi në një postim të shpërndarë në Instagram më 13 korrik.

“Ka shumë njerëz që më kanë mbështetur të cilët duhet t'i falenderoj tani”, nisi ai postimin, i cili u shoqërua me një imazh të tij në gjykatë. “Për të gjithë ju, nuk do ta dini kurrë se sa shumë e vlerësoj mirësinë tuaj ndaj familjes sime”, përfundoi Alec mesazhin.

Baldwin ishte paditur më parë në janar nga një juri e madhe pasi arma që ai mbante ishte shkarkuar ndërsa ai po provonte një skenë në xhirimet e filmit Rust, duke plagosur regjisorin Joel Souza dhe duke vrarë kineasten Halyna Hutchins. Aktori kishte pohuar gjatë intervistave se nuk e dinte pse arma kishte municion të vërtetë dhe se nuk e kishte tërhequr këmbëzën e armës.

 

 

Të këshilluara

Noizy: Librat më duken "boring", nuk i lexoj

Reperi i njohur Noizy, i ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, ndryshe nga herët e tjera ka folur rreth jetës së tij private. Përveç hiteve të tij dhe për rrugën...

11:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI