Flash

Foden në shënjestrën e tabloidëve anglezë: e quajnë 007, por nuk është një kompliment

Lapsi.al 22 July 2024
Foden në shënjestrën e tabloidëve anglezë: e
Phil Foden është në shënjestër të tabloideve angleze për paraqitjet e tij gjatë Kampionatit të fundit Evropian. Përfaqësimet e tij në Euro 2024 ishin anonime dhe fantazisti i Manchester City është trajtuar në një mënyrë jo të këndshme ditët e fundit.

PHIL FODEN, 007 I RI, POR NUK ËSHTË KOMPLIMENT

I mahnitshëm me fanellën e Manchester City, një hiç me kombëtaren angleze. Anglia humbi sërish në finalen e Kampionatit Europian dhe, pavarësisht se kanë kaluar shumë ditë nga një mbrëmje tjetër për t'u harruar, tabloidët janë mbushur plot me talentin e ri të Citizens. Nëse shkëlqen me spanjollin Pep Guardiola, ka zhgënjyer me Gareth Southgate. Asnjë mundësi e rrezikshme nuk dilte nga këmbët e tij dhe mbrojtjet kundërshtare e mbanin pa problem. E tani Phil Foden është bërë 007 i ri i Anglisë: 0 gola 0 asist 7 ndeshje të luajtura Një pseudonim që mund të ishte prestigjioz, por që duhet lexuar në një këndvështrim negativ. Edhe kësaj radhe tabloidet angleze kanë tejkaluar veten për sa i përket imagjinatës. Për Phil Foden, fanella e Anglisë duket ende shumë e rëndë. Lexo më tej: 16 gola e 10 asist, Foden zgjidhet Lojtari i Vitit në Angli: Haaland nuk është as në podium

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI