Flash

Këlliçi lë në SPAK dokumentin, "Mazniku është pronari tjetër i 5D"

Lapsi.al 22 July 2024
Këlliçi lë në SPAK dokumentin, "Mazniku

Belind Këlliçi ka lënë në dyert e SPAK një dokument që mban firmën e Arbjan Maznikut gjatë kohës kur ky ishte nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Dokumenti dëshmon për një marrëveshje të bashkisë së Tiranës me kompaninë e drejtorëve të arrestuar të bashkisë "V.A.S Konstruksion". Firma e Maznikut tregon se ky është pronari tjetër i kompanisë "5D" u shpreh Këlliçi, i cili sulmoi edhe prokurorët e SPAK duke i quajtur kolegë të Erjon Veliajt.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Sot organizata partnere e “Rilindjes”, drejtuar nga Altin Dumani po zbaton porosinë e radhës së kolegut të tyre, hajdutit Erion Veliaj, duke thërritur në SPAK, Arbjan Nusret Maznikun.

Sipas vendimit të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho nuk gjente dot, se kush ishte titullari që kishte firmosur tenderat e kompanisë së Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Konstruksion.

Jam sot përpara jush për të ndihmuar kolegët e Erionit. Ky dokument që shihni, është Akt-Marrëveshja e firmosur mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, dikur e quajtur V.A.S Konstruksion.

Kjo Akt-Marrëveshje u firmos me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, me justifikim e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Kjo Akt-Marrëveshje kriminale është firmosur nga vetë Arbjan Mazniku në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor.

Të nderuar qytetarë,

Me sa duket kolegët e Erionit, nuk e shohin pronarin tjetër të 5D, i cili jo vetëm ka firmosur këtë marrëveshje, por e ka shtyrë afatin e saj disa herë, për të favorizuar kompaninë 5D dhe pazaret e tjera për ndërtimet e radhës.

Këtë Akt-Marrëveshje autentike po ia u lëmë sot kolegëve të Erionit përpara zyrave të tyre, që të kuptojnë se tentativa e tyre për amnistimin e Erion Hajdut Veliajt dhe Arbjan Nusret Maznikut, do të dështojë me sukses të plotë.

Ju faleminderit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI