Flash

Neymar, tre fëmijë me mama të ndryshme: Kimberlly lind vogëlushen Helena, 9 muaj pasi Biancardi lindi Mavie

Lapsi.al 22 July 2024
Neymar, tre fëmijë me mama të ndryshme: Kimberlly lind
Neymar është bërë sërish baba. Sulmuesi brazilian njoftoi në rrjetet sociale lindjen e vajzës së tretë Helena, fryt i marrëdhënies së tij me modelen braziliane Amanda Kimberlly. Lojtari ishte tashmë babai i Davi Lucca (12 vjeç) dhe Mavie, e lindur në fund të vitit të kaluar, të gjithë me nëna të ndryshme. Ylli brazilian i futbollit mirëpriti fëmijën e tij të tretë, një vajzë të quajtur Helena, më 3 korrik, ashtu si e konfirmoi ai vetë në rrjetet sociale. “Helena”, shkroi Neymar në një postim në Instagram më 19 korrik, krahas fotove të të porsalindurës në spital. "03/07/2024." Neymar - i cili është gjithashtu baba i djalit Davi Lucca, 12 vjeç, me ish-Carolina Dantas dhe vajzën Mavie, 9 muajshe, me modelen Bruna Biancardi - e shoqëroi njoftimin me foton e bukur të tij në shoqërinë e djalit, duke takuar vajzën në spital dhe duke e mbajtur në prehër. Pas spekulimeve se Amanda Kimberlly ishte në pritje të fëmijës së tij, modelja konfirmoi ardhjen e vogëlushes Helena në rrjetet sociale në të njëjtën ditë. Amanda shprehu gëzimin e saj me mbishkrimin në postimin e saj të 19 korrikut: "Muaji im i preferuar, korriku. Ne festuam ardhjen e vogëelushes Helena me një pritje të bukur të bërë me shumë dashuri dhe përkujdesje!".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI