Flash

Aksidentoi për vdekje motër e vëlla, lihet në burg modelja shqiptare

Lapsi.al 23 July 2024
Aksidentoi për vdekje motër e vëlla, lihet në burg modelja

Modelja shqiptare Klevisa Ymeri që shkaktoi dy viktima në Kroaci do të vazhdojë të mbetet në paraburgim.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Dubrovnikut.

Sipas mediave kroate, më 10 korrik, gjyqtarja Dubravka Gjivanoviç mori vendimin se 29-vjeçarja shqiptare mund të lirohej nga burgu nëse jepte një garanci prej 79 mijë eurosh, por vendimi u rrëzua sot në Apel.

Familja e revoltuar e dy viktimave, kërkuan prishjen e vendimit, kërkesë që u mor parasysh.

"E pandehura është shtetase e Republikës së Shqipërisë, nuk ka asnjë familje, as lidhje biznesi me Republikën e Kroacisë, kështu që nëse do të ishte e lirë, do të mund të largohej nga territori i Republikës së Kroacisë dhe të vazhdonte jetën normalisht në Shqipëri. Shqipëria nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian, ndaj nuk është i detyruar që ta ekstradojë të renë", shënuan në arsyetimin e tyre avokatët mbrojtës të familjes së viktimave.

Aksidenti ka ndodhur më 9 prill rreth orës 20:40 në qytetin Ratac, kur Ymeri, duke përdorur një automjet me targa sllovake, ka parakaluar mjetin përballë saj, lëvizje që shkaktoi në përplasje kokë me kokë me mjetin me të cilin udhëtonin dy viktimat, motër e vëlla, Stefan dhe Katartina. Të dy mbetën të vdekur në vend, ndërsa Ymeri pësoi lëndime të lehta. Pasi doli nga spitali më 12 prill, ajo u transferua në qendrën e paraburgimit.

Lidhur me dinamikën e ngjarjes, avokati i të pandehurës ka deklaruar se për respekt për viktimat nuk kanë kundërshtuar faktin që Ymeri ishte mbajtur deri më tani në paraburgim, por pretendojnë se akuzat e ngritura se ajo ishte me 170 km/h nuk janë të vërteta dhe kanë ndërmend që të kërkojnë lirinë në të gjitha hallkat e procesit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI