Flash

Berisha: Të pretendosh se Mërtiri dhe Zoto janë krerët e grupit kriminal është tallje cinike!

Lapsi.al 23 July 2024
Berisha: Të pretendosh se Mërtiri dhe Zoto janë krerët e

Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ka adresuar çështjen e inceneratorit të Tiranës. Berisha akuzon Edi Ramën dhe Erion Veliajn për korrupsion dhe abuzim me pushtetin në lidhje me çështjet e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri.

Ai argumenton se Rama dhe Veliaj kanë krijuar një sistem të korruptuar për përfitime personale duke ndryshuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe duke favorizuar kompani të caktuara përmes prokurimeve të mbyllura. Berisha thekson se nuk janë Zoto dhe Mërtiri ata që duhen fajësuar, por Rama dhe Veliaj, të cilët kanë autorizuar dhe përfituar nga këto praktika korruptive.

Sipas tij, Zoto dhe Mërtiri nuk kishin dorë, nuk kishin firmë dhe ligji nuk i lejonte të jepnin jo 8 pikë, por as gjysmë pike një kompanie që paraqitej në tender.

Fjala e plotë:

Miqtë e mi, Edi Rama dhe Erion Veliaj besojnë se do mund të shesin Zoton dhe Mërtirin si krerë, në një kohë kur ata ishin dy kallp-biznesmenë, të cilët gjetën një grup kriminal të strukturuar në qeverinë shqiptare dhe u futën edhe ata të marrin reston e tyre në vjedhjen e shekullit.

Por Zoto e Mërtiri nuk ishin as kryeministri i vendit, as kryetari i bashkisë.

Nuk ishin ata, të cilët mund të ndryshonin strategjinë e trajtimit të plehrave në Shqipëri, të hartuar nga BE me financimet e tij me landfille, seleksionim dhe ndarje, zëvendësimin e saj me djegësa, të cilat sot, njëri kryesori nuk ekziston as në themel, kurse dy të tjerët janë jashtë përdorimi.

Ndryshimi i strategjisë u bë nga Edi Rama, u bë nga Erion Veliaj, u bë me qëllimin e vetëm se donin të krijonin fabrikat e floririt për ta.

Të dashur miq, në këtë proces duhet t’u rikujtoj se është Edi Rama dhe askush tjetër, njeriu që brenda 24 orësh firmosi 17 dokumente në dikasteret e tij.

Është Edi Rama dhe askush tjetër, që në kundërshtim flagrant me shkresën zyrtare të agjencisë së prokurimeve, në të cilën thuhej se janë të ndaluara prokurimet me negociata të mbyllura, Rama dhe Agaçi autorizuan prokurimet për kompanitë e tyre me negociata të mbyllura.

Nuk janë kurrë Mërtiri dhe Zoto ata që mund të jepnin 9 pikë bonus për kompaninë e paregjistruar kund në Shqipëri. T’ia jepnin 8 muaj para se ajo të regjistrohej.

Këtë e bën vetëm Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj.

Të pretendosh se Mërtiri dhe Zoto janë krerët e grupit kriminal është tallje cinike. Nuk e beson njeri, as demokrat, as socialist dhe as i paparti në Shqipëri.

Sepse as njëri dhe as tjetri nuk kishin dorë, nuk kishin firmë dhe ligji nuk i lejonte të jepnin jo 8 pikë, por as gjysmë pike një kompanie që paraqitej në tender.

Këtë e bënë për kompaninë e tyre Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Është tallje e tmerrshme me shqiptarët, është cinizëm ekstrem të pretendosh Mërtirin dhe Zoton si krerët e grupit të strukturuar kriminal, në një kohë kur është Erion Veliaj që do i niste Arben Ahmetaj 5 shkresa njëra pas tjetrës për të miratuar kompaninë fantazmë, të cilën e kishte denoncuar një ministër. Për të cilën një ministër kishte deklaruar se nuk ekziston në territorin e Shqipërisë. Për t’i dhënë kësaj kompanie 8 pikë.

Për të dhënë miratimin është Erion Veliaj dhe jo Zoto e Mërtiri, personi i cili me shkresë, firmë dhe vulë gënjen kur thotë se Këshilli Bashkiak zotohet për të paguar 92 milionë euro.

Të gjitha këto, ai mashtron. Këshilli nuk ishte mbledhur asnjëherë. Dhe në Këshill ai nuk mund ta çonte se aty kishte edhe këshilltarë të opozitës dhe ata do e demaskonin siç e meritonte.

Të këshilluara

Makina aksidenton të miturin në Lungomare

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Lungomares në Vlorë. Mësohet se një automjet ka aksidentuar një të mitur, i cili ka tentuar të kalojë rrugën m...

15:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI