Flash

Komisioni për TIMS, PS-PD bashkojnë votat për të shpërblyer administratën me një rrogë shtesë

Lapsi.al 23 July 2024
Komisioni për TIMS, PS-PD bashkojnë votat për të

Dputetët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS bashkuan votat që administrata dhe sekretarët të marrë një rrogë shpërblim, për shkak të orëve të zgjatura në punë.

“Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm edhe për sekretariatin teknik për të marrë një pagë shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha Salianji, propozim i cili u miratua nga të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor.

Më herët Komisioni Hetimor miratoi me votat e PS raportin e mazhorancës, ndërsa rrëzoi raportin e opozitës. Salianji u shpreh se raporti i tyre do të jetë në Kuvend si një mendim pakicë.

Salianji falënderoi të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij komisioni, duke thënë se ky komision bëri gjetje përtej parashikimeve.

“Duke ju njohur ne këtë komision hetimor, ju do të donit të ishit në anën e ligjit, por nuk ju kanë lënë. Do të bëheni pjesë e historisë së komisioneve hetimore për shkak se ky komision bëri gjetje që përtej parashikimeve që kishim në kërkesat fillestare”, u shpreh deputeti i PD.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI