Flash

Trafik njerëzish drejt SHBA dhe Kanadasë, 5 persona në burg

Lapsi.al 23 July 2024
Trafik njerëzish drejt SHBA dhe Kanadasë, 5 persona në burg

Ekzekutohen masat e sigurisë për 5 persona, që dyshohet se ishin pjesë e një grupi që trafikonte drejt SHBA dhe Kanadasë qytetarë të ndryshëm nëpërmjet dokumenteve false. Operacioni i Policisë së Shtetit është zhvilluar në bashkëpunim me SPAK dhe Task Forcën “Joint Shield” të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023.

Gazetari Igli Çelmeta bën të ditur se masa “Arrest në burg” është dhënë për shtetasın Luc Melaj. Ndërsa masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” u dha për shtetasit Emanuel Melaj, Gëzim Camaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj.

Policia njoftoi se Luc Melaj, 56 vjeç, banues në Malësi të Madhe, akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërsa shtetasit Emanuel Melaj, 24 vjeç dhe Gëzim Camaj, 49 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe, akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim;

Tonin Melaj, 55 vjeç, banues në Malësi të Madhe dhe Bashkim Cokaj, 58 vjeç, banues në Shkodër, përkatësisht me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit, akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit

Policia e Shtetit zhvilloi në bashkëpunim me SPAK dhe me partnerët amerikanë një tjetër plan operacional policor.

Plani operacional i koduar “HOTI”, kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve shqiptarë, për kalim të paligjshëm nga PKK Hani i Hotit, me destinacion Kanadanë dhe Amerikën.

Plani operacional, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me DVP Shkodër, Forcën e Posaçme Operacionale, BKH-në dhe me Task Forcën “Joint Shield” të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023.

Ekzekutohen masat e sigurisë, të caktuara nga GjKKO, për 5 shtetas:

•“Arrest në burg”, për organizatorin e kësaj veprimtarie kriminale;

•“Arrest në shtëpi”, për 2 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe për 2 punonjës të PKK Hani i Hotit që akuzohen për shpërdorim të detyrave.

Gjenden në banesat e këtyre shtetasve dhe sekuestrohen:

8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fushekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.

Në kuadër të planit operacional policor u ekzekutuan:

-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin L. M., 56 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:

E. M., 24 vjeç dhe G. C., 49 vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim;

T. M., 55 vjeç, banues në Malësi të Madhe dhe B. C., 58 vjeç, banues në Shkodër, përkatësisht me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 81 të datës 21.07.2024 dhe më vendimin nr. 453 të datës 21.07.2024, ka caktuar këto masa sigurie, pasi nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet dokumenteve false dhe mosregjistrimit në sistemin TIMS, kanë kaluar në PKK Hani i Hotit, shtetas shqiptarë që kishin destinacione Kanadanë dhe Amerikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për hetime të mëtejshme.

Të këshilluara

Makina aksidenton të miturin në Lungomare

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Lungomares në Vlorë. Mësohet se një automjet ka aksidentuar një të mitur, i cili ka tentuar të kalojë rrugën m...

15:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI