Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Dyshime për keqtrajtim të kuajve: Dujardin humbet Olimpiadën Paris 2024

Lapsi.al 24 July 2024
Dyshime për keqtrajtim të kuajve: Dujardin humbet Olimpiadën
Charlotte Dujardin ishte tashmë në Paris për të marrë pjesë në Olimpiadën e saj të katërt në karrierë, kur një stuhi polemikash u përpas mbi të, duke e detyruar të largohej me nxitim nga kryeqyteti francez, aq sa hoqi dorë nga pjesëmarrja në lojëra. Kalorësja britanike është nën hetim nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve të Kuajve për shkak të një video që daton katër vjet më parë, në të cilën ajo shihet duke kryer disa veprime të dëmshme për shëndetin e kuajve. E aftë të fitonte medaljen e artë në dressage individuale si në Londër 2012 ashtu edhe në Rio de Zhaneiro 2016, të cilave duhet t'i shtohet një titull ekipor në edicionin e shtëpisë, një argjend në Brazil dhe një bronz në Tokio 2020, britanikja 39-vjeçare ka publikuar një deklaratë në të cilën shprehet se i vjen turp për atë që ndodhi, edhe pse është krejtësisht jashtë për mënyrën si u trajtua mësimdhëniea e studentëve të saj, ndërsa është vënë në dispozicion të hetuesve. Në pritje të sqarimit të pozicionit, FEI (Federata Ndërkombëtare e Sporteve të Kuajve) ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të atletes angleze me efekt të menjëhershëm nga data e njoftimit, 23 korrik 2024, duke e detyruar kështu të humbasë garën olimpike. Një masë që në fakt i shtohet asaj që ajo kishte vuajtur edhe në Kampionatin Evropian 2019 kur Dujardin u skualifikua pasi ishte gjetur gjak në kalin e saj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI